Incident në Hollandë, shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam
Një sulm me pajisje shpërthyese shënjestroi gjatë natës që lamë pas një shkollë hebreje në Amsterdam, por pa shkaktuar dëme në njerëz.
Kryeyebashkaku i kryeqytetit holandez ngjarjen e cilësoi sulm të shënjestruar ndaj komunitetit hebre.
Ngjarja ndodhi në atë që cilësohet lagja moderne hebreje e Amsterdamit ku ndodhen sinagoga, shkolla fetare dhe restorante. Policia ka siguruar pamjet e personit që besohet se shpërtheu bombën në muret e jashtme të institucionit arsimor.
Ky incident është më i fundit i një vale dhune antisemitike në Europë në një kohë që vijon konflikti amerikano izraelit me Iranin. Të premten, shpërthimi i një pajisjeje eksplozive shkaktoi zjarr në hyrje të një sinagoge në Roterdam, ngjarje për të cilën u vunë nën pranga katër adoleshentë.
Një tjetër shpërthim ndodhitë hënën pranë një sinagoge në Liege të Belgjikës. Edhen në SHBA janë shtuar aktet e antisemitizmit, ku person mësyu të enjten me automjet brenda një sinagoge në Michigan duke shkaktuar zjarr atje. Në automjet iu gjet një sasi e konsiderueshme pajisjes eksplozive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




