Infantino konfirmon: Donald Trump do të kurorëzojë fituesit

Donald Trump do t’ua dorëzojë Kupën e Botës fituesve të finales më 19 korrik në stadiumin e New Jersey.
Gianni Infantino e konfirmoi këtë në një intervistë me “Fox & Friends”: “Ne do të jemi me presidentin për të shijuar finalen dhe për t’ia dorëzuar trofeun fituesit.”
Kur u pyet nëse ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahej së bashku, presidenti i FIFA-s shtoi: “Sigurisht, ne jemi gjithmonë bashkë.”
Trump kishte marrë pjesë tashmë në dorëzimin e trofeut në finalen e fundit të Kupës së Botës për Klube, të fituar nga Chelsea.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




