Institucionet e Korçës rrisin sigurinë, masat kundër zjarrit dhe evakuimit zbatohen në godinat e reja
Institucionet publike dhe arsimore në qytetin e Korçës po tregojnë një përgjegjshmëri të shtuar sa i përket respektimit të masave kundër zjarrit. Sipas shefit të Inspektimit të Parandalimit pranë Shërbimit Zjarrfikës, kontrollet e kryera së fundmi tregojnë se godinat e reja janë të pajisura me sistemet e duhura të alarmit, pajisjet e fikjes së zjarrit dhe daljet emergjente të certifikuara, duke garantuar një nivel të lartë sigurie për qytetarët dhe nxënësit.
“Çdo objekt i ri i plotëson standardet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi lidhur me skemën e evakuimit, sinjalizimi dhe masat e mbrojtjes nga zjarri, gjë pa të cilën nuk mund të lëshohet një certifikatë nga ana jonë e cila e lejon subjektit të ushtrojë veprimtarinë e tij, qoftë për banim, aktivitet në përputhje me ligjshmërinë. Banesat e vjetra herë pas here të rinovojnë në aspektin e rrjetit elektrik duke vendosur dhe një mbrojtje diferenciale e cila në banesat ekzistuese, të vjetra nuk ka qenë e vendosur.
Ndërsa në të rejat aktualisht është e vendosur në të gjitha, çka do të thotë se ka masë mbrojtëse në sistemin elektrik, në pajisje, në të gjitha”, deklaroi Arben Hima, shef i Inspektim Parandalimit pranë Shërbimit Zjarrfikës.
Hima thekson se institucionet kanë zhvilluar edhe stërvitje praktike evakuimi, me qëllim që personeli dhe fëmijët të dinë të reagojnë qetë dhe shpejt në rast emergjence.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




