Interi tenton rikthimin e Joao Cancelo, portugezi arrihet vetëm në formë huazimi

Mbrojtësi i krahut ka prishur marrëdhënien me Al Hilal të Simone Inzaghi. Problemi i vetëm për zikaltrit është paga e lartë e portugezit.
Do të ishte një rikthim i bujshëm në Itali për Joao Cancelo, edhe pse gjithçka duket e vështirë. Për momentin është një pistë merkatoje, sipas “Gazzetta dello Sport”. Me dëmtimin e Denzel Dumfries, trajneri Chivu ka nevojë për mbushur boshllëkun e krijuar në krahun e djathtë, sepse holandezi do të mungojë gjatë.

Joao Cancelo, i cili ka luajtur për Interin në sezonin 2017-18, ka prishur raportin me Simone Inzaghi, trajnerin e Al-Hilal. Klubi arab, ku portugezi ka kontratë deri në qershor të 2027-ës, e ka nxjerrë në merkato. Në këtë situatë, Interi dhe mbrojtësi mund të ribashkohen.
Kuptohet që pengesa e madhe është paga e lartë. Cancelo fiton 15 milionë euro neto në sezon, një shifër e paarritshme për Interin në këtë kohë, si dhe për çdo klub italian. Zikaltrit mund të punojnë në formulën e huazimit, me pagën të ndarë përgjysmë.
Lojtari portugez, sipas njerëzve pranë tij, nuk ka përparësi anën ekonomike, ai dëshiron të luajë në nivel të lartë dhe të kthehet në Europë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




