Izrael: Protestuesit kundër Netanyahut përleshen me policinë

Qindra njerëz u mblodhën të enjten në Jerusalem për të protestuar kundër synimit të qeverisë për të shkarkuar kreun e shefin tw sigurisë së brendshme të Izraelit, Ronen Bar.
Policia izraelite përdori topa uji dhe bëri arrestime sot, ndërsa protestat kundër vendimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të hequr kreun e shërbimit të brendshëm të inteligjencës vazhduan për të tretën ditë.
Mijëra izraelitë po marrin pjesë në protestat kundër Netanyahut, ku kritikët e shkarkimit të shefit të Shin Bet, Ronen Bar, bashkojnë forcat me protestuesit që shprehin zemërimin e tyre për vendimin për të rifilluar luftimet në Gaza, duke shkelur një armëpushim dy mujor, ndërsa 59 pengje izraelitë mbeten të robëruar në enklavën palestineze.
“Ne jemi shumë, shumë të shqetësuar që vendi ynë po kthehet në një diktaturë,” tha Rinat Hadashi, 59 vjeç, nga Jerusalemi.
“Ata po i braktisin pengjet tona, janë indiferentë ndaj të gjitha gjërave që janë të rëndësishme për këtë vend”, shtoi ai.
Policia dhe protestuesit u përleshën sot ndërsa qindra njerëz marshuan përgjatë rrugës që të çon në rezidencën zyrtare të kryeministrit izraelit në Jerusalem, ku policia tha se dhjetëra njerëz u përpoqën të thyenin shiritin e sigurisë së policisë.
Protestuesit planifikojnë të mblidhen jashtë kompleksit që strehon selinë e forcave të armatosura në Tel Aviv më vonë sot.
Kabineti i Izraelit pritet të mblidhet nesër për të ratifikuar zyrtarisht largimin e Barr, i cili u përplas me Netanyahun për një hetim korrupsioni ndaj ndihmësve në zyrën e tij, të cilin kryeministri izraelit e ka quajtur një sulm të motivuar politikisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




