Izraeli vijon sulmet në Gazë, vriten 70 palestinezë

Të paktën 70 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Gazën pasi Izraeli rifilloi fushatën e bombardimeve dhe operacionet tokësore në enklavë.
Izraeli rifilloi sulmet e rënda në të gjithë Gazën të martën, duke bërë që të dështojë armëpushimi që kishte ndalur luftën dhe lehtësuar lirimin e më shumë e një numri të madh pengjesh.
Nga ana tjetër, Izraeli ka fajësuar Hamasin për rikthimin e luftimeve sepse grupi i Hamasit refuzoi propozimin e ri që dilte nga marrëveshja e tyre.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë.
Nga sulmet në Gazë, të enjten herët goditi shtëpinë e familjes Abu Daqa në Abasan al-Kabira, një fshat jashtë Khan Younis pranë kufirit me Izraelin. Sulmi la të vrarë të paktën 16 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.
Gjithashtu, Izraeli ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezë të Gazës, ndërsa është zotuar të intensifikojë operacionet e tij derisa Hamasi të lirojë 59 pengjet që mban – 35 prej të cilëve besohet të jenë të vdekur – dhe të heqë dorë nga kontrolli i territorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




