Japonia, kombëtarja e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Falë fitores 2-0 përballë Bahreinit, Japonia bëhet kombëtarja e parë që u kualifikua në fushë për Botërorin e vitit të ardhshëm, dhe e katërta në total duke marrë parasysh edhe prezencën e shteteve pritëse, që në vitin 2026 do të jenë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.
Një kënaqësi e madhe për trajnerin Hajime Moriyasu, në krye të ekipit kombëtar japonez që nga viti 2018 dhe për një shtet që po përjeton një rritje të vazhdueshme nga pikëpamja futbollistike, duke qenë se shumica e skuadrës tani luan për disa nga ekipet më të rëndësishme në Evropë.
Pas suksesit të sotëm Japonia ngjitet në kuotën e 22 pikëve në grupin C të zonës aziatike dhe siguron matematikisht një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



