Jepnin leje legalizimi në kërkim të votës në zgjedhjet e 2019, SPAK dërgon për gjykim tre ish-zyrtarë

Aktualitet | 2 vite më parë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim 3 ish-zyrtarë të lidhur me veprime korruptive gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Çështja penale është regjistruar nga SPAK në vitin 2020, ku ish-zyrtarët Dritan Stoka, Agim Osmani, Alqi Hajdini dhe sekseri Ylli Baruti akuzohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas hetimeve dhe bisedave të përgjyara, SPAK ka arritur në përfundimin se ish-zyrtarët kanë kërkuar nga qytetarët të përgatitin lista zgjedhësish duke i detyruar ata të votojnë në mënyrë të caktuar në këmbim të përfitimeve të paligjshme, si sigurimin e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale në zonën e Saukut, Tiranë, ruajtjen e vendit të punës etj.

Në zgjedhjet e 2019, të hetuarit nga SPAK mbanin postet konkretisht: Dritan Stoka zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, Agim Osmani kryeplaku i Saukut në Tiranë,  Alqi Hajdiku ish jurist i Aluizmit dhe Ylli Baruti luante rolin e sekserit.

Sipas SPAK rezulton se këta ish-zyrtarë kanë abuzuar me pozitat e tyre për të përfituar përfitime personale dhe për të manipuluar procesin zgjedhor, duke ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme