Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante, Partizani-Gramshi në RTSH

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Kampionati i vajzave rikthehet këtë të shtunë pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të do të zhvillohen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën e të hënën.

Kjo javë premton duele mjaft interesante. Të shtunën do të luhen dy sfidat më interesante të javës. Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës.

Kinostudio – Apolonia do të luhet të dielën në ora 10:00 në QSK Kamëz, ndërsa sfida përmbyllëse e javës do të luhet të hënën mes Lushnjës dhe Egnatias. Skuadra e Atletik Klub këtë javë do të jetë pushim.

Kategoria Superiore për vajzave – JAVA 8

E shtunë, më 6 dhjetor
Partizani – Gramshi, 14:00
Vllaznia – Teuta, 14:00

E diel, më 7 dhjetor
Kinostudio – Apolonia, 10:00

E hënë, më 5 dhjetor
Lushnja – Egnatia, 13:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme