Kane në “Air Albania” për rekordin e Pelé

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Sezoni aktual është për librat historisë për Harry Kane pasi me Bayern-in numëron 23 gola të shënuar në 17 paraqitje ndërsa me Anglinë ka një tjetër llogari.

Sulmuesi anglez është në gjurmët të një rekordi që mbahet nga sulmuesi Brazilian Pelé, i cili mbylli karrierën ndërkombëtare me 77 gola në 92 takime. Për sulmuesin anglez tregojnë se i mjafton një gol në “Air Albania” për të barazuar rekordin e Pelé pasi në 111 takime me Anglinë ai kë shënuar 76 gola.

“Unë mund të shënoj edhe 100 gola këtë sezon, por nëse nuk fitoj Champions League me Bayern apo Kupën e Botës me Anglinë meri im nuk do të jetë gjë kundi në listën e kandidatëve të ‘Topit të Artë’”, tha Kane mbrëmjen e kaluar gjatë konferencës për shtyp, duke vendosur edhe një herë arritjet në grup përballë atyre personale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme