Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të mos deklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit të kryer në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetasit L. K., 44 vjeç, banues në Fier, u gjetën 42 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.
Pas zbulimit të shumës, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. K., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma e eurove u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




