Kasanof takim me Ramën, ambasada amerikane: Diskutime mbi rëndësinë e transparencës së reformës në drejtësi

Politikë | 2 vite më parë

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Alexander Kasanof, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama këtë të enjte (19 dhjetor). Lajmi u bë me dije nga ambasada amerikane, ku përmes një postimi në Facebook, jep edhe detaje mbi diskutimet që u zhvilluan mes tyre.

Ambasada amerikane shkruan se mes Ramës dhe Kasanof u diskutua mbi partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë, por po ashtu shqyrtuan edhe përparimin e vendit tonë drejt integrimit në BE.

Ambasada amerikane përmend si të rëndësishme transparencën në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, shkruhet në postimin e ambasadës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme