Kategoria e Dytë: Luftëtari feston në Berat, Delvina fiton derbin

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së 12-të të grupit B në Kategorinë e Dytë. Luftëtari ka fituar 1-0 në Berat përballë Tomorit vendas (falë një goli të shënuar nga Diamanti në fundin e takimit) dhe pas këtij suksesi gjirokastritët vazhdojnë që të qëndrojnë të vetëm në krye të renditjes në kuotën e 28 pikëve.
Të njëjtin hap me kryesuesit ruan edhe Oriku, që mposht 2-1 Këlcyrën dhe ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë. Devolli i vendit të tretë ka mundur minimalisht 1-0 Turbinën, ndërsa Delvina ka fituar 2-0 derbin përballë Butrintit.
Shkumbini është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 nga Memaliaj i vendit të fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




