Kategoria e Parë, Burreli surprizon Korabin

Kategoria e Parë | 10 muaj më parë

Është luajtur ditën e sotme sfida e Kategorisë së Parë Korabi-Burreli, që u shty për shkak të kushteve atmosferike.

Matjanët kanë bërë surprizuar vendasit, duke fituar 1-0 në Peshkopi falë golit të shënuar nga Koka në fundin e takimit.

Me këtë fitore Burreli ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 6 në klasifikim, ndërsa Korabi mbetet 20 pikë.

Kategoria e Parë mbyll ndeshjet për vitin kalendarik 2025. Kujtojmë që pas 17 javësh kampionat, Skënderbeu kryeson i vetëm me 40 pikë, i ndjekur nga Laçi (33 pikë) dhe Pogradeci (32 pikë).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme