Kategoria e Parë, Laçi-Lushnja dhe Pogradeci-Apolonia në RTSH

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Të dielën dhe të hënën do të zhvillohen ndeshjet e javës së dhjetë të Kategorisë së Parë. Në Laç, bardhezinjtë vendas do të presin Lushnjën, ndeshje që do të transmetohet direkt në ekranin e RTSH 2. Laçi mban vendin e dytë, me 17 pikë, Lushnja të nëntin, me nëntë pikë.

Në Fushë Krujë, Iliria pret Burrelin, me tri pikë që ndajnë skuadrat, 15 me 12 në favor të vendasve. Në Kukës, Kukësi, i fundit me pesë pikë, pret Kastriotin, me shtatë pikë, në vendin e parafundit, por që vjen pas fitores me Skënderbeun. Në Gjirokastër, Luftëtari, me nëntë pikë, pret Besën, me dy më pak, por që në javën e kaluar arriti fitoren e parë. Ndeshjet e së dielës do të mbyllen me takimin e Korçës, ku Skënderbeu kryesues kundër Korabit do të kërkojë rehabilitim para tifozëve për humbjen me Kastriotin.

Java mbyllet të hënën, me ndeshjen e orës 14.00 në Pogradec, dhe direkt në RTSH 2, ku skuadra vendase, e treta në renditje, pret Apoloninë, e pesta, me dy pikë më pak.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme