Kategoria e Parë, ndeshjet që transmetohen në RTSH

Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Të dielën e 24 nëntorit do të luhen 4 takime të këtij kompeticioni. Kryesuesit e Famurtarit do të presin në shtëpi Erzenin e vendit të fundit, ndërsa Besën e pret një transfertë e vështirë në Peshkopi përballë Korabit vendas.
Një sfidë shumë interesante është përballja Kastrioti-Apolonia, ndërsa Valbona do të presë në shtëpi Burrelin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30.
Të hënën do të luhen edhe 2 sfidat e fundit të javës së 13-të të Kategorisë së Parë, takime që do të transmetohet në RTSH. Kukësi do të masë forcat me pretendentët e Vorës, ndërsa Pogradeci do të sfidojë Lushnjën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




