Kategoria e Parë në RTSH/ Fitojnë Skënderbeu dhe Besa, Kukësi surprizon Ilirinë

Kanë përfunduar 3 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, që kanë mbyllur edhe javën e 24-t të kampionatit. Skënderbeu i përgjigjet Laçit, duke fituar në Gjirokastër 3-0 përballë Luftëtarit vendas.
Një gol i Danajt në pjesën e parë i ka mjaftuar Besës që të mposhtë 1-0 Burrelin në stadiumin e Luzit.
Nuk ka fitues në sfidën Iliria-Kukësi, që mbyllet në barazim 1-1. Pas përfundimit të javës së 24-t të kampionatit, Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 57 pikë, i ndjekur nga Laçi me 54 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



