Kategoria e Parë në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës 5, Magani në stol

Kategoria e Parë | 49 minuta më parë

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 5-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundjavës.

Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave pjesëmarrëse në këtë kampionat. Në portë është përzgjedhur Arlis Shala i Kastriotit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Blerim Kotobelli i Flamurtarit, Stivian Janku i Besëlidhjes dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë janë përfshirë Fatmir Prengaj i Besës, Igli Rrapi i Burrelit, Mateo Shanaj i Pogradecit, Arlind Leshi i Bylisit dhe Thierno Barry i Flamurtarit. Në repartin ofensiv, dyshja e sulmit përbëhet nga Mario Beshiraj i Kastriotit dhe Manfredas Ruzgis i Besës.

Vlerësimi për trajnerin më të mirë të javës së 5-të i është dhënë Gugash Maganit të Besës. Java e 5-të u mbyll me 5 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Pogradeci kryeson kampionatin me 11 pikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme