Kategoria e Parë: Besa mposht Ilirinë, Pogradeci tregon forcën në Peshkopi

Kategoria e Parë | 42 minuta më parë

Sapo kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë.

Besa ka mposhtur 2-0 Ilirinë, falë golave të shënuar nga Danaj dhe Ruzgis në pjesën e parë. Sfida e transmetuar në RTSH 2 është dominuar nga kavajasit, që falë këtij trepikëshi ngjiten në kuotën e 10 pikëve në klasifikim.

Pogradeci tregon forcën në Peshkopi, duke mposhtur 2-0 Korabin vendas. Liqenorët shënojnë dy gola në pjesën e dytë dhe ngjiten të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë, me 11 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Korabi ka mposhtur 2-0 Orikun e vendit të fundit në “Selman Stermasi”. Beshiraj me 2 gola të shënuar ka qenë heroi i krutanëve në këtë takim.

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida Burreli-Besëlidhja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme