Kategoria e Parë në RTSH/ Skënderbeu fiton në Kukës, Besa ngjitet në vendin e 5-të

Kanë përfunduar dy takimet e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Një gol i Gjinit në minutat e fundit të takimit i mjafton Skënderbeut, që të marrë një fitore 1-0 në Kukës. Ndërsa Besa, e rilindur me ardhjen e Maganit në stol, mposht 3-1 Ilirinë në Luz, merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 5-të në klasifikim.
Skënderbeu vuan, por në fund arrin që të mposhtë minimalisht 1-0 Kukësin në transfertë. Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. një gol i Gjinit në minutat e fundit vulos fatin e takimit. Korçarët marrin fitoren e radhës në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 40 pikëve në klasifikimi, duke rivendosur diferencë prej 7 pikëve me ndjekësit e Laçit. Situatë e vështirë për Kukësin, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 9 pikë në 17 ndeshje.
Në sfidën tjetër të ditës të transmetuar në RTSH 2, Besa ka mposhtur 3-1 Ilirinë në stadiumin e Luzit. Kavajasit kanë rilindur me ardhjen e Maganit, marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe për herë të parë këtë sezon futen në zonën e Play Off-it. Pas këtij suksesi Besa ngjitet në kuotën e 23 pikëve (vendi i pestë) dhe kalon në renditje Apoloninë dhe Ilirinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




