Kategoria e Parë, Pogradeci-Flamurtari dhe Burreli-Apolonia në

Do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Kjo javë nis ditën e shtunë me sfidën Pogradeci-Flamurtari, që do të luhet në orën 13:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2.
Të dielën do të luhen 5 takimet e tjera të kampionatit, të gjitha në orën 13:30. Kryesuesit e Vorës i pret një transfertë e vështirë në “Roza Haxhiu”, aty ku do të masin forcat me vendasit e Lushnjës.
Besa do të presë në Rrogozhinë Erzenin e vendit të fundit, duke synuar rikthimin te fitorja, ndërsa Kastrioti do të përballet me Kukësin. Korabi do të presë në shtëpi Valbonën. Burreli i vendit të katërt do të përballet me Apoloninë, një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




