Kategoria e Parë, Skënderbeu mposht Ilirinë në “Elbasan Arena”

Kategoria e Parë | 11 muaj më parë

Sapo ka përfunduar në “Elbasan Arena” sfida Iliria-Skënderbeu, ndeshje e prapambetur e javës së 14-të të Kategorisë së Parë, që u shty për shkak të incidenteve të ndodhura në prag të nisjes së takimit disa ditë më parë.

Korçarët fitojnë me rezultatin 2-0 në fushë neutrale dhe rikthehen te fitorja në kampionat pas dy humbjeve radhazi (përballë Laçit dhe Pogradecit). Tayo në fundin e pjesës së parë dhe Çuçka në pjesën e dytë kanë shënuar për Skënderbeun.

Pas këtij suksesi korçarët ngjiten në kuotën e 37 pikëve në krye të klasifikimit dhe rikthejnë në 7 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë. Iliria ndalet pas 4 rezultateve pozitive radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme