Kategoria e Parë/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 22-të, Emiljano Çela në stol

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 22-të në Kategorinë e Parë, që transmetohet në RTSH. Skema e përzgjedhur është 3-4-2-1.
Në portë është zgjedhur Marin Stanic i Pogradecit, i cili u dallua me pritje vendimtare dhe siguri gjatë gjithë ndeshjes. Në mbrojtje janë përzgjedhur Loukas Petropoulos i AF Luftëtarit, Adolf Selmani i Ilirisë dhe Arlind Kurti i Laçit.

Mesfusha përbëhet nga Melsi Cereni i AF Luftëtarit, Stiven Bibo i Laçit, Paolo Kasmollari i Pogradecit dhe Wilson Junior i Kukësit.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Matheus Alisson i Kukësit, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Danell Jayson Mavanga i Ilirisë. Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Pogradecit, Emiljano Çela.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




