Katz: Izraeli përballet me kërcënime në rritje nga Siria

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Israel Katz ka deklaruar se buxheti i mbrojtjes duhet të rritet “përballë kërcënimeve”, duke përmendur zhvillimet e fundit në Siri me rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad nga forcat islamike.
“Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë, kundër çdo kërcënimi”, i tha Katz Komitetit Nagel, i cili shqyrton shpenzimet e mbrojtjes dhe hartimin e forcave ushtarake për të ardhmen, sipas një deklarate të ministrisë.
“Rreziqet e menjëhershme për vendin nuk janë zhdukur dhe zhvillimet e fundit në Siri po rrisin intensitetin e kërcënimit, pavarësisht se liderët rebelë kërkojnë të paraqesin një pamje të moderuar,” thotë Katz.
Komiteti Nagel ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e forcës ushtarake së Izraelit për dekadën e ardhshme, implikimet buxhetore dhe ndikimin ekonomik.
Katz tha të premten se ai kishte urdhëruar ushtrinë të përgatitej për të ruajtur praninë e saj në anën siriane të malit Hermon gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, pasi Izraeli synon të parandalojë që rajoni kufitar të bjerë në duart e gabuara.
Ndërkaq, diplomatët më të lartë të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë takuar për të diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të parandaluar ringritjen e Shtetit Islamik pas rënies së Asadit, në mes të përpjekjeve ndërkombëtare për të vlerësuar udhëheqjen e re të Sirisë nga islamisti Hayat Tahrir a-Sham, i cili e kishte origjinën në Al-Kaeda, por që prej atëherë me sa duket i ndarë me grupin terrorist xhihadist.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




