Keidi Bare “braktis” Spanjën, mesfushori fierak firmos në Greqi me Volos-in

Kombëtarja | 3 muaj më parë

Pas më shumë se 10 vitesh në Spanjë, Keidi Bare është larguar dhe ka firmosur në Greqi. Mesfushori 28-vjeçar është prezantuar sot te Volos-i në nivelin elitar të futbollit në vendin fqinj. Klubi grek ka postuar në rrjetet sociale lajmin për firmën me Baren, që kohët e fundit i ka munguar Kombëtares shqiptare.

Lojtari fierak e ka gjithë karrierën të lidhur me Spanjën, ku fillimisht iu bashkua Atletico Madrid. Pastaj mesfushori është aktivizuar me disa skuadra, si Malaga, Espanjol dhe së fundi ka qenë pjesë e Real Zaragoza-s.

Me kalimin në Greqi, Bare synon rilindjen dhe rikthimin me fanellën kuqezi. Kujtojmë që ai ka luajtur 29 ndeshje me Shqipërinë dhe në një periudhë ka qenë nga titullarët më të rëndësishëm të saj. Nëse do të luajë rregullisht me Volos-in, ndoshta do të marrë sërish një ftesë kuqezi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme