“Kengo Art Park”, qendër e re për artin dhe kulturën-Rama inspekton punimet në Petrelë: Hapësirë socializimi për të rinjtë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e “Kengo Art Park” një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky projekt do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën, ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat.

“Petrelë, në kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe, e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën, ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat”, shkruan Edi Rama në rrjetin social në Facebook.

  • Parku është i projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma. Sipas kreut të qeverisë ky park vjen në vazhdën e investimeve për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti e kulture.

    “I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave”, shkruan më tej kryeministri Edi Rama.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme