Kina “hakmerret” ndaj SHBA-së, rrit tarifa në 84% ndaj mallrave amerikane

Botë | 2 vite më parë

Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar një rritje drastike të tarifave për mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke e çuar normën tarifore nga 34% në 84%.

Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi më 10 prill, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të rritur tarifat për mallrat kineze me 104%.

Më herët Pekini Zyrtar lajmëroi se do të kishte kundërmasa të vendosura nëse Trump do të përmbushte premtimin e tij për të rritur tarifat e SHBA-së për mallrat kineze në 104%.

Tensionet tregtare mes dy superfuqive tregtare janë përshkallëzuar, duke shkaktuar pasiguri në tregjet ndërkombëtare, sidomos në Evropë dhe SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme