Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ishte vetëm çështje kohe para se rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014, të rrëzohej.

Lionel Messi arriti që ta barazonte në ndeshjen hapëse kundër Algjerisë falë tri golave të shënuar në portën e Zidane.

Por dje erdhi edhe parakalimi me numrin dhjetë të Argjentinës, i cili gjeti dy herë golin përballë Austrisë.

Në këtë duel të fundit ai vendosi rekordin e tij personal duke shënuar plot 18 gola në 28 takime. Të nesërmen e kësaj arritjeje Messi mori përgëzimet edhe nga bomberi gjerman, i cili nëpërmjet një interviste në “Süddeutschen Zeitung” tha: “Kështu funksionojnë gjërat. Rekordi im do të thyhej një ditë, por kur flasim për Messi-n është tjetër gjë. Ai është i mirëpritur të bëjë këtë gjë. Unë jam një tifoz i tij i madh, gjithmonë kam qenë”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme