Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.
Nesër Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




