Kombëtarja shqiptare mëson të enjten kundërshtarët në edicionin e ri të UEFA Nations League

Dy ditë na ndajnë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt, në Bruksel, në orën 18:00. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në Bruksel, nga ora 10:00, do të mbahet Kongresi i 50-të i UEFA-s.
Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Vazon 1 të Ligës C, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Shorti do të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë dhe do të tregojë se me cilat ekipe do të përballet në këtë edicion.
Rrugëtimi i Shqipërisë në UEFA Nations League pritet të nisë në shtator 2026. Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të luhet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator.
Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, ndërsa e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




