Kombëtarja U-16, dy miqësore ndaj Malit të Zi më 25 dhe 27 gusht

Kombëtarja | 3 muaj më parë

Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-16 në kuadër të përgatitjeve dhe vlerësimit të grupit të lojtarëve për fazën e ardhshme.

Takimi i parë do të luhet më 25 gusht, në ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo përballje do t’i japë mundësinë stafit teknik të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të testojë skuadrën në një ndeshje përballë bashkëmoshatarëve të tyre.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në ora 11:00, në Mal të Zi. Edhe ky takim do të shërbejë për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të vijuar konsolidimin e grupit në kuadër të aktiviteteve të ardhshme.

Dy ndeshjet miqësore janë pjesë e programit të ekipeve kombëtare të moshave dhe synojnë t’i japin stafit teknik një panoramë më të qartë mbi formën e futbollistëve të rinj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme