Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00 në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit.
Trajneri Silvinjo ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Me ekipin sot në stërvitje është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.
Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.
Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




