Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s bën ndryshime në Nations League, nga 2028-29 me 3 liga

Kombëtarja | 2 muaj më parë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi sot mbledhjen e radhës në Selanik të Greqisë, ku mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kompeticionet europiane të viteve të ardhshme. Në fokus të mbledhjes ishet përcaktimi i stadiumeve që do të presin finalet e kompeticioneve kryesore të UEFA-s.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me UEFA Nations League 2026/27. Komiteti Ekzekutiv miratoi ndryshime në sistemin e promovimit dhe rënies nga njëra ligë në tjetrën, me qëllim që kalimi drejt formatit të ri të kompeticionit të bëhet në mënyrë të qetë dhe të përshtatshme.

Ky ndryshim vjen në kuadër të konceptit të ri të miratuar në maj të vitit 2026, sipas të cilit, duke nisur nga edicioni 2028/29, UEFA Nations League do të përbëhet nga tre liga në vend të katër ligave.

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Belfast, Irlandë e Veriut, më 7 dhjetor, një ditë pas shortit të kualifikueseve të UEFA EURO 2028, që do të hidhet po në Belfast.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme