Ngërçi politik në Kosovë, konstituimi i Kuvendit dështon për të dymbëdhjetën herë

Kosovë | 1 vit më parë

Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe në këtë përpjekje të 12-të, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka mundur të marrë numrin e votave të kërkuara. Nga 113 deputetë të pranishëm në seancë, 56 deputetë votuan pro, 1 kundër, ndërsa deputetët e partive tjera nuk morën pjesë fare në votim.

Procesi për konstituimin e Kuvendit në Kosovë kanë ngecur prej disa javësh tashmë, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk po siguron votat  për kandidaturën e Haxhiut. Për disa parti parlamentare, ajo shihet si “figurë përçarëse”, ndërsa nga ana tjetër LVV nuk ka pranuar të bëjë propozim tjetër.

Ditë e djeshme (6 maj), LDK refuzoi ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion, duke propozuar një qeveri tranzitore me të gjitha partitë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme