Krahasimi me Xhakën “sfumon” Jasharin, Yakin: Ende jo ku duhet, ka nevojë të luajë!

Ndeshjet e Nations League kanë nxjerrë në pah një problem të madh në ekipin kombëtar të Zvicrës pasi e ka të vështirë për të gjetur një pasues të Granit Xhakës.
Problemet për shkak të një hetimi për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit për Covid-19 kanë detyruar Granit Xhakën që të mos grumbullohet me ekipin gjatë kësaj periudhe, por njëkohësisht kanë shërbyer për të evidentuar një problem të madh për ekipin e Murat Yakin.
Komisari teknik i kombëtares helvete ka aktivizuar në ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë Ardon Jasharin, por mesfushori i Milanit duket se nuk ka bindur edhe pse statistikat në fushë nuk janë negative.
Niveli i riavaleve ka bërë që trajneri Yakin të mos kënaqet me paraqitjet e bëra nga Jashari, i cili ka marrë paralajmërimin fundit. Në rast se nuk do të luajë me vazhdimësi në nivel klubesh atëherë kombëtarja e Zvicrës mund të konsiderojë alternativa të tjera. “Me aq sa di unë trajneri i Milanit do të mbështetet tek ai, por problemi është se kur do të bëjë diçka të tillë?”, tha Yakin, i cili ka paralajmëruar 24-vjeçarit se duhet që të bëjë diçka në drejtim. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




