Prapaskena/ Ronaldo s’do të kthehet në kombëtare për sa kohë Jesus të jetë trajneri

Raporti mes Cristiano Ronaldo-s dhe Jorge Jesus është prishur përgjithmonë. Për sa kohë trajneri 72-vjeçar do të jetë komisari teknik i luzitanëve, ylli i Al-Nassr ka bërë me dije se nuk do të kthehet në kombëtare.
Edhe pse Jorge Jesus ka pranuar që të bëjë një hap prapa, Ronaldo nuk është gati që të bëjë të njëjtën gjë dhe me shumë mundësi nuk do të kthejë një përgjigje pozitive grumbullimit në kombëtare për ndeshjet e nëntorit.
Një prapaskenë të tillë e zbulon gazetari portugez i CNN Portugal, Rui Santos. “Thuhet se ai ka shprehu hapur qëllimin për të mos u rikthyer në në kombëtare, të paktën për sa kohë që Jorge Jesus është në krye të drejtimit teknik”, tha Santos. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



