Carlos Alcaraz fiton një trofe pas 7 muajsh, triumfon në finalen e Tokyo-s

Ditën që Sinner njoftoi zyrtarisht mbylljen e sezonit, tenisti spanjoll ka lënë pas përfundimisht dëmtimin në kyçin e dorës. Ai ka mundur Lehecka në finale dhe ka fituar ATP 500 të Tokyo-s.
Carlos Alcaraz ka mbrojtur titullin e turneut ATP 500 të Tokyos, i pari ku merrte pjesë që pas rikthimit. Ish-numri 1 mungonte për shkak dëmtimi që në fund të gushtit, kur mori pjesë në US Open. Në kryeqytetin e Japonisë Alcaraz kishte fituar në 2025-ën.
Tenisti spanjoll, aktualisht numri 3 në botë, mundi në finale çekun Jiri Lehecka (numri 19) me rezultatin 7-6 (7/4), 6-4. Trofeu i fundit i fituar nga Alcaraz ishte ai i ATP 500 të Doha-s, në mes të muajit shkurt. Në Tokyo ai zhvilloi finalen e parë që nga prilli i kaluar, kur humbi kundër Jannik Sinner në Masters 1000 të Montecarlo-s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



