Edhe Federata Gjermane e Futbollit i heq besimin Infantino-s

Futboll Bota | 31 minuta më parë

Pas Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV), edhe gjermanët kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf është distancuar sërish nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një interviste të dhënë për “Tagesspiegel”.

“Pozicioni i tij si president i FIFA-s nuk është më i qëndrueshëm. Tashmë jam distancuar qartë prej tij kohët e fundit. Në komitetin ekzekutiv të DFB-së, kemi vendosur zyrtarisht dhe në mënyrë unanime të mos e rizgjedhim atë në Kongresin e FIFA-s në mars,” shpjegoi 65vjeçari.

Federata Gjermane e Futbollit mendon se Infantino e ka humbur plotësisht besimin pas ngjarjeve gjatë dhe pas Kampionatit të fundit Botëror ndërsa kur ka shpjeguar qëndrimin e saj ka shpjeguar: “Duhet ta largojmë atë nga fusha e lojës”.

Deri më tani ende nuk ka dalë asnjë kandidat rival ndaj Infantinos edhe pse afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet e 18 marsit është data 18 nëntor. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme