Asllani “fluturon” drejt Stambollit, Beshiktashi pranon kushtet për pagën e lojtarit kuqezi

Kristjan Asllani është gati për të fluturuar drejt Turqisë, pasi pistat italiane për të ardhmen e mesfushorit shqiptar së fundi janë zbehur. Lojtari kuqezi pritet të zyrtarizohet te Beshiktashi, që ka bërë gjithçka për ta mbyllur transferimin sa më shpejt.
Mesfushori që këtë sezon luajti për Torinon, ku kaloi si huazim nga Interi, klubi që disponon kartonin e tij, e ka dhënë miratimin për lëvizjen drejt Turqisë. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtën e blerjes, ku klubi turk ka pranuar ta paguajë gjithë rrogën e futbollistit shqiptar.
Mungojnë vetëm detajet e fundit burokratike mes dy klubeve për konkretizimin e transferimit të Asllanit në Stamboll. Lojtari mund të luajë në vazhdimësi te Beshiktashi, prandaj dhe ka pranuar ofertën turke. I njëjti klub ka edhe një tjetër futbollist shqiptar në pronësi, Ernest Muçin, i cili është huazuar te Trabzonspori dhe po bën një paraqitje mjaft të mirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




