Kriza e Barcelonës, kundërshtarët duan “kokën” e Laportës

Spanjë | 2 vite më parë

Kundërshtarët e Johan Laportës brenda klubit praktikisht kanë kërkuar “kokën” e tij nëpërmjet një letre të bërë publike vetëm pak minuta më parë.

Grupe të rëndësishme si “Compromissaris FCB”, “Dignitat Blaugrana”, “El Senyor Ramon”, “Seguiment FCB”, “La Resistència del Palau”, “Sí al Futur”, “Suma Barça”, “Som un Clam”, “Transparència Blaugrana” dhe  “Un Crit Valent” kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit me qëllim që ti hapet rrugë “një etape të re me forma të reja drejtimi”.

Kundërshtarët e Laportës kërkojnë që ndryshimi të bëhet sa më shpejt për të shpëtuar Barcelonën nga ky moment delikat ku ndodhet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme