Kryeministri Spajic: Mali i Zi drejt vendimit për futjen e orarit të punës 7 orësh

Rajon | 1 vit më parë

Mali i Zi është pranë një vendimi për futjen e orarit të punës shtatë-orësh. Ka qenë ky njoftimi i dhënë nga kryeministri Milojko Spajic, i cili shtoi se ky vendim do të ishte në favor të punonjësve dhe sindikatave.

“Pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të themi se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit shtatëorësh të punës”, tha Spajic.

Kryeministri malazez tha se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nišić, do të udhëheqë diskutimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç theksoi ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme