Kupa e Botës në Ski në RTSH: Lara Colturi garon në fundjavë në Semmering të Austrisë

Lara Colturi është gati për etapën e radhës në Kupën e Botës në Ski. Bëhet fjalë për etapën në Semmering të Austrisë, teksa do të konkurrojë si në Slallomin gjigant, po ashtu dhe në atë special. Dhe të dyja këto gara, ashtu sikurse të gjitha etapat e Kupës së Botës së Skive për vitin 2026, do të vijnë ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Shoqëruar dhe me emisionin “Shqipëria mbi Ski” e moderatores Albana Bejko. Të shtunën emisioni do të jetë fillimisht në prag të rrëshqitjes së parë në ora 09:30-09:55. E kjo si në RTSH 1, ashtu dhe në RTSH Sport. Më pas rrëshqitja e parë në ora 10:00-11:00. Vazhdimi i emisionit “Shqipëria mbi ski” në ora 11:00, për t’u rikthyer në ora 12:20, kurse rrëshqitja e dytë do të jetë në ora 13:00-14:00. Dhe emisioni “Shqipëria mbi ski” do të jetë në ora 14:00-14:30 në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Të dielën rrëshqitja e parë në slallomin special do të jetë në ora 14:15 deri në 15:15 dhe para e pas këtij lëshimi të parë do të jetë në RTSH 1 dhe RTSH Sport. Ndërkohë rrëshqitja e dytë në slallomin e thjeshtë do të jetë në ora 17:45-18:45, kurse do të shoqërohet nga emisioni para dhe pas garë, të gjitha në RTSH 1.
Aktualisht Lara Colturi është në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ndërsa shpresohet që në Semmering të ketë një rezultat më të mirë se sa në Kurshevel. Deri më tani numëron dy vende të dyta në Levi të Finlandës dhe Gurgl të Austrisë, si dhe një vend i tretë në Malet Kuper në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




