Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Lara Colturi shkëlqen në Austri, mbyll vitin 2025 me një tjetër podium

Evente Sportive | 10 muaj më parë

Një tjetër vend në podium për Lara Colturin në Kupën e Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.

Në Semmering, aty ku u zhvillua etapa e 15-të e Kupës së Botës në Ski për femra, e fundit për këtë vit kalendarik, skiatorja shqiptare ka zënë vendin e tretë në garën slalom, disiplinën e saj të preferuar.

Lara ka zënë vendin e dytë në zbritjen e parë dhe ka bërë një garë shumë të mirë edhe në zbritjen e dytë, dukë zënë vendin e tretë në podium. “Legjenda” Mikaela Shiffrin ka fituar garën në Semmering, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Camille Rast.

Lara Colturi mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, duke koleksionuar një tjetër podium në Kupën e Botës në Ski për femra, i katërti në këtë sezon.

Pas zhgënjimit në dy garat e fundit, ku nuk arriti që të kualifikohet, 19-vjeçarja është rikthyer mes më të mirave, duke grumbulluar pikë të rëndësishme në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës në Ski.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme