Kur golat nuk mjaftojnë, ja sa pikë kanë vlejtur 16 golat e Muriqit për RCD Mallorca

Spanjë | 8 muaj më parë

Edhe pse ka shënuar plot 16 gola këtë sezon për RCD Mallorca-n, Vedat Muriqi nuk hyn në listën e futbollistëve, të cilët u kanë dhuruar më shumë pikë skuadrave të tyre gjatë këtij sezoni të La Liga.

Për “Piratin” është një paradoks pasi numri i golave të shënuar prej tij është i dytë vetëm nëse e krahasojmë me me atë të  Kylian Mbappé. Shembulli më i mirë erdhi javën e kaluar kur dardani shënoi gol kundër ekipit të Betis-it, por ishullorët nuk mundën që të merrnin asnjë pikë. Kjo ndeshje ishte e pesta në këtë sezon kur Muriqi shënon gol, por RCD Mallorca nuk merr asnjë pikë.

Për të nxjerrë në pah mbrojtjen e dobët të Mallorc-as, e cila nuk ka mundur që të vlerësojë golat e sulmuesit të tyre mund të shërbejë evidentimi i shifrave në disa skuadra të tjera.

Hugo Duro, me 9 gola më pak se Muriqi, i ka dhënë Valencia-s shtatë pikë. Të njëjtën sasi pikësh ka i ka dhënë edhe Lucas Boyé ekipit të Alavés edhe pse ka shënuar plot 11 gola më pak se sulmuesi i Mallorca-s.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme