‘Kuvendojmë për Shqipërinë’- Kryeparlamentarja Spiropali, takon kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja

Në kuadër të takimeve të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua të martën me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.
Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Kuvendit dhe deputetëve me të zgjedhurit dhe institucionet vendore.
Spiropali vuri në dukje se Kuvendi do të kujdeset për zgjerimin e mbështetjes për zhvillimin lokal dhe komunitetet, përmirësimin e shërbimeve publike jetike për qytetarët, mbështetjen për sipërmarrësit, fermerët dhe artizanët, zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe artizanale tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës etj., në të mirë të rritjes së mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




