Laçi fuqizon sulmin para sfidës me Elbasanin, firmos me një nigerian

Laçi përforcohet në prag të kampionatit të ri. Skuadra kurbinase, e rikthyer në elitë pas një sezoni në Kategorinë e Parë, ka firmosur me Muhammad Aliyu Umar. Bëhet fjalë për një nigerian 20-vjeçar, që ka qenë pjesë e akademisë dhe luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e kontratës me lojtarin e akademisë sonë, Muhammad Aliyu Umar.
20-vjeçari që luan si sulmues tashmë merr statusin e profesionistit pas nje sezoni tepër pozitiv në ndeshjet që është aktivizuar”, – shkruan klubi i Laçit në lidhje me lëvizjen e radhës.
Kurbinasit e nisin kampionatin të shtunën, kur do të presin Elbasanin në fushën e tyre. Një ndeshje e vështirë, që do të tregojë edhe portretin e Laçit të këtij sezoni, pasi nga skuadra që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani ka pasur largime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




