Lazio fiton pas 100 minutash ndaj Genoa, Sarri u falet dy penalltive

Itali | 9 muaj më parë

Dy penallti kanë ndihmuar Lazio-n të rigjejë fitoren në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A kundër Genoa-s. Skuadra e Maurizio Sarrit ka triumfuar pas 100 minutash lojë me rezultatin 3-2 dhe ngjitet kështu në kuotën e 32 pikëve.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Pedro kaloi Lazio-n në avantazh me penallti dhe më pas Taylor realizoi edhe golin e dytë për ekipin vendës. U duk se gjithçka ishte në dorë të skuadrës së Sarrit, por Genoa reagoi mirë dhe barazoi brenda disa minutash. Malinovsky me penallti dhe Vitinha barazuan shifrat.

Në kohën shtesë, një penallti e akorduar me VAR ka shpëtuar Lazio-n. Cataldi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Atmosfera nuk ka qenë aspak e qetë te Lazio kohët e fundit, pas polemikave të trajnerit me presidentin Lotito. Romagnoli ndërkohë ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme