Leclerc i pari në prova në Budapest, befasohet McLaren!

Ferrari kishte dy fytyra në Budapest. Charles Leclerc mori pozicionin e parë në 1 minutë e 15.372 sekonda në provat zyrtare, por menjëherë pas provave, Leëis Hamilton i shprehu menjëherë zhgënjimin e tij: “Ndoshta duhet të ndryshojmë pilotë…”.
Ndërkohë, Leclerc arriti këtë sukses duke përfituar nga kushtet e ndryshuara të motit në fund të kualifikueseve për t’u zhvendosur para dy McLaren të Oscar Piastri (26 të mijëtat prapa) dhe Lando Norris (41 të mijëtat).
George Russell plotësoi rreshtin e dytë me Mercedesin e tij. Rreshti i tretë shkoi për dy Aston Martin, Fernando Alonso dhe Lance Stroll. Një rresht i katërt surprizues u zu nga braziliani Gabriel Bortoleto, përpara Max Verstappen. Dhjetë të parët u mbyllën me një rresht të pestë të Racing Bulls të Liam Laëson dhe Isack Hadjar.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




