Legjionarët/ Muçi fiton Kupën e Turqisë, Ramadani siguron mbijetesën në Serinë A

Me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve që nisin javën e ardhshme, legjionarët shqiptarë vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me skuadrat e tyre në kampionatet europiane.
Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të javës në futbollin turk. Sulmuesi kuqezi fitoi Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, pasi skuadra e tij triumfoi 2-1 ndaj Konyasporit në finale. Muçi u aktivizua si titullar dhe dha një kontribut të rëndësishëm gjatë gjithë takimit, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në suksesin e Trabzonsporit.
Paraqitje shumë të rëndësishme regjistroi edhe Ylber Ramadani në Itali. Mesfushori shqiptar ishte titullar në fitoren 1-0 të Leçes ndaj Genoas, një sukses që i siguroi skuadrës së tij qëndrimin në Serinë A edhe për sezonin e ardhshëm. Ramadani zhvilloi një tjetër ndeshje solide në mesin e fushës, duke kontribuar në një fitore me peshë për ekipin italian.
Minuta si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj fundjave morën gjithashtu Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Juljan Shehu dhe Adrion Pajaziti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




