Libohovë, nis restaurimi i shtëpisë së Avni Rustemit

Pas viteve 1990 godina e gurtë e shtëpisë muze të atdhetarit Avni Rustemi, u abandonua dhe u rrënua. Restaurimi i saj, po mundësohet nga një financim prej 4 milionë lekësh përmes fondeve IPA të BE-së
Pas përfundimit të restaurimit të godinës Këshilli i Qarkut Gjirokastër dhe bashkia e Libohovës do të financojnë ekspozimin e materialeve dhe dokumenteve historike në mënyre që shtëpia muze e Avni Rustemit të çele dyert sa më shpejt për vizitorët.
Avni Rustemi i lindur ne Libohovë ne 1895 – Tiranë, ishte mësues e publicist. Ka qenë anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet dhjetorin e 1923-ës. Njihet gjithashtu si ekzekutues publik i Esad pashë Toptanit, të cilin e konsideronte tradhtar të kombit shqiptar, veprim për të cilin u shpall i pafajshëm nga një gjykatë franceze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





